Brenda një dite në Itali vdesin 627 persona, shkon në 4032

18:54 | 20 Mars 2020

Italia është goditur fuqishëm nga koronavirusi.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali është rritur me 627 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4032, thanë zyrtarët, duke shënuar ngritjen më të madhe ditore që nga koha kur u shfaq, një muaj më parë, njofton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 47.021 nga 41.035 e mëparshme, një rritje prej 14.6%, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Komento: