Brenda një dite u gjobiten mbi 700 persona për mosrespektim të masave anti-COVID

08:53 | 23 Shtator 2020

Mbi 700 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID për 24 orë.

Edhe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës është treguar e rreptë me ata që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Sipas njoftimit gjatë 24 orëve janë shqiptuar 758 gjoba.

Numër i vogël i gjobave nuk ka qenë as ditëve të kaluar.

Vetëm gjatë së dielës dhe të hënës janë shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 380 gjoba.

Komento: