Brenda një ore vdesin dy persona në Shqipëri nga koronavirusi

10:22 | 23 Mars 2020

Shënohet viktima e pestë nga koronavirusi në Shqipëri.

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Ai kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Pacienti në fjalë është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Komento: