Brentfordi triumfon ndaj Manchester Cityt

16:02 | 12 Nëntor 2022

Brentfordi triumfon ndaj Cityt, gëzohet Arsenali.

Brenfordi ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 15-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Ivan Toney, në minutën e 16’, derisa pak para se të përfundonte pjesa e parë, Phil Foden, e barazoi për vendësit.

Në pjesën e dytë, Toney shënoi edhe njëherë në minutën e 90+8, për rezultatin përfundimtar 2-1.

Kësaj fitore i gëzohet më së shumti Arsenali, që është në pozitën e parë me dy pikë më shumë.

Pas fitores, Brentfordi kalon në pozitën e 10-të me 19 pikë, pas 15 ndeshjeve, derisa City mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë.

Komento: