Breshër i madh ka rënë sot në komunën e Dragashit.
Në komunën e Dragashit pasditen e sotme ka rënë breshër.
Lexuesit kanë dërguar disa fotografi ku shihet se madhësia e breshrit është mjaft e madhe.
Moti me shi e me shkarkime rrufesh ka pasur edhe në disa qytete në Kosovë. Në Deçan rrufeja ka mbytur një femër 32-vjeçare, ndërsa në Pejë rrufeja ka goditur një shtëpi, por që fatmirësisht brenda saj nuk ishte asnjë person.
Ndryshe, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të ketë reshje të dobëta shiu, si dhe breshër të intensitetit të dobët.
Për Telegrafin ai ka thënë se, këto reshje kanë efekte pozitive në kushtet hidrike të tokës dhe përcillen tek nivelet e ujë-nxjerrësve për nevojat e qytetarëve.