
Po vazhdon edhe sot moti i lig në gjithë vendin.
Në orët e pasdites, reshjet e shiu kanë nisur në pjesën më të madhe të vendit tonë, i shoqëruar edhe nga breshëri.
E për shkak të këtyre reshjeve atmosferike, në të dyja anët e autostradës Ferizaj – Prishtinë shoferët kanë ndaluar se vozituri, transmeton Indeksonline.
Një qytetar ka njoftuar se janë ndaluar nga frika, ngase breshër i madh ka nisur të bjerë, derisa ka treguar se ishte nisur për në kryeqytet.
Kujtojmë që mot i ngjashëm ishte edhe mbrëmë, veçmas Rajoni i Prizrenit, ishte më i prekuri nga breshëri.