Mot i keq e ka kapluar Ballkanin.
Një ditë e nisur me diell, por që rezultoi të mos përfundonte e tillë në Tiranë.
Një furtunë shiu para pak minutash është shndërruar në një stuhi breshëri në kryeqytet. Nga fotot e siguruara nga
“BallkanWeb” duket një sasi e madhe breshëri e cila ka përfshirë të gjithë kryeqytetin dhe Dajtin.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në rrugë në lidhje me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve. Deri tani nuk kemi një informacion të saktë nëse ka dëme të shkaktuara.