Brighton – Liverpool, përfundon ndeshja me rezultat befasues

18:08 | 12 Janar 2019

Liverpooli ka arritur ta marrë një fitore të madhe në udhëtim te Brightoni me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur t’i kthehet fitores në kampionatin anglez, pasi javën e kaluar pësuan humbjen e parë këtë sezon nga Manchester City.

Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha në të mirë të Reds, të cilët dominuan me raste dhe menaxhim të topin.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të krijuara për gol, Liverpooli nuk arriti të tund rrjetën dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë, Liverpooli hyri furishëm duke e gjetur golin pas vetëm pesë minutave me anë të yllit Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian shënoi për 0-1 nga penalltia, të cilët e nxori vetë pas një ndërhyrje nga lojtarët kundërshtar.

Pas këtij goli, Reds vazhduan dominimin dhe rastet, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund u desh të kënaqen me një fitore minimale 1-0.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 57 pikë në vendin e parë apo shtatë më shumë se City në të dytin, ndërsa Brightoni renditet i 13-ti me 26 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds luajnë në shtëpi ndaj Crystal Palace, ndërsa Brightoni udhëton te Manchester Unitedi.

Komento: