Brighton shpartallon Liverpoolin

18:21 | 14 Janar 2023

Brightoni shënon fitore bindëse ndaj Liverpoolit.

Brighton Hove & Albion ka shënuar fitore bindëse ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së 20-të në Premierligë.

Me fitoren e arritur sot, skuadra e drejtuar nga Roberto De Zerbi ka parakaluar “Të Kuqtë” në renditjen tabelare, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Amex Stadium” përfundoi me rezultatin 3:0.

45 minutat e parë të kësaj sfide nuk prodhuan gola, por vendasit treguan forcën e tyre në pjesën e dytë duke shënuar tre herë.

Solly March shënoi me të filluar pjesa e dytë (47’) për epërsinë fillestare, teksa i njëjti futbollist sërish gjashtë minuta më vonë (53’) për të dyfishuar epërsinë.

Danny Welbeck (82’) shënoi për të vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Brightoni pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe tani renditet në pozitën e shtatë në tabelë, me dy pikë më shumë se Liverpooli që bie në pozitën e tetë.

Komento: