Brikena i drejtohet Mateos: Të pres jashtë, nuk dua të afrohem vetëm për shkak të nominimit

22:13 | 15 Mars 2026

Brikena Selmani dhe DJ Gimbo janë në nominim për këtë javë, ku njëri prej tyre do të largohet të martën.

E me këtë rast modelja ka bërë një diskutim me Mateo Borrin, meqë kanë rinisur një njohje brenda shtëpisë.

Ajo ia bën me dije se nuk do të bëj asgjë për lojë, veç se është në nominim.

Gjithashtu është deklaruar se do ta presë jashtë, për t’u njohur më mirë bashkë.

“Nuk do të bëj asgjë për nominim, unë dua të qëndroj vetvetja në mënyrë normale, në qoftë se publiku do të më mbajë brenda, për personin që jam”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Jo me thënë njerëzit u afrua prej nominimit, andej këndej. Kështu që unë thjesht këto dy ditë dua t’i shijoj edhe me ty, siç i kemi shijuar gjithmonë. Të kam thënë edhe nëse dal jashtë, të pres se dua të të njoh si person kam një pëlqim për ty, por që nuk dua të bëj gjëra për nominim. Nuk do të ndodhi nga ana ime”.

Mbetet për t’u parë se kush nga ta do të largohet, e si do të vijojë kjo marrëdhënie.

Komento: