
Britania e Madhe ka dërguar anije luftarake në Lindjen e Mesme përpara një misioni të mundshëm për të mbrojtur anijet e tjera britanike në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas CNN, HMS Dragon i Marinës Mbretërore do të mbështesë përpjekjet për pastrimin e minave dhe do të mbrojë anijet si pjesë e një plani rreptësisht mbrojtës.
“Pozicionimi paraprak i HMS Dragon është pjesë e planifikimit të kujdesshëm që do të sigurojë që Mbretëria e Bashkuar të jetë gati, si pjesë e një koalicioni shumëkombësh të udhëhequr së bashku nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, për të siguruar ngushticën, kur kushtet e lejojnë”, tha një zëdhënës i ministries së mbrojtes britaneze.
Britania e Madhe dhe Franca kanë udhëhequr një përpjekje për të ndërtuar një mision shumëkombësh për të siguruar transportin në rrugët ujore duke inkurajuar partnerë të tjerë ndërkombëtarë të marrin pjesë.