Britania e Madhe mbështet krijimin e ushtrisë së Kosovës

12:58 | 12 December 2018

Pas Amerikës edhe Britania e Madhe po e mbështet krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Ruairí O’Connell, ka thënë se edhe Mbretëria e Bashkuar beson së është e drejtë e Kosovës ta krijojë forcën e armatosur.

Ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të konsultohet me aleatët e NATO-s.

“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë, dhe në konsultim me aleatet e NATO-s, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR-it, përshirë edhe shkëmbimin e letrave të viti 2012-2013”, thuhet në përgjigjen e tij për Lajmi.net.

Kuvendi i Kosovës mban seancë për transformimin e FKS-së në ushtri të premten në orën 10:00.

Komento: