Britania e Madhe po e konsideron ndalimin e importit të naftës nga Rusia

12:13 | 07 Mars 2022

Edhe Britania po e konsideron ndalimin e importit të naftës nga Rusia.

SHBA-ja po e konsideron seriozisht ndalimin e importit të naftës nga Rusia. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha së fundi se Washingroni dhe Europa po e shqyrtojnë këtë ide.

Masën e bojkotimit të naftës nga Rusia, të cilën ia kërkoi Perëndimit edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, po e konsideron edhe Britania e Madhe, përcjell Gazeta Express.

Siç shkruan The Guardian, ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Europën, James Cleverly ka thënë se edhe Britania po e konsideron ndalimin e importit të naftës nga Rusia.

“Gjithsesi ne importojmë shumë, shumë pak hidrokarbure ruse. Pra, kjo është diçka që ne sigurisht do ta konsiderojmë”, tha Cleverly për Times Radio.

Komento: