Britania e Madhe premton mbështetje për Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Britania e Madhe premton mbështetje për Kosovën

11:36 | 08 Janar 2019

Kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell,ku janë zotuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Haradinaj ka bërë të ditur se me O’Connell është zotuar këtë fillimvit për të punuar drejt avancimit të marrëdhënieve bilaterale.

“Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, këtë fillimvit u zotuam të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve. Deri më sot, takimet e rregullta kanë dhënë rezultate të frytshme në fushat e interesit të përbashkët dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka thënë ai.

Komento: