Britania paralajmëron për Luftë të Tretë Botërore: Mund të shpërthejë brenda disa ditësh

10:41 | 29 Prill 2022

Vladimir Putin mund të nisë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka paralajmëruar Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë.

Paralajmërimi vjen pasi Rusia pretendoi se pushtimi i Ukrainës ka të ngjarë të përfundojë në një luftë botërore bërthamore, raporton The Sun.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores më 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë me nazistët e botës”.

Kjo vjen pasi redaktori i transmetuesit shtetëror RT Margarita Simonyan tha në një transmetim se ishte “më e mundshme” që Presidenti rus të niste një sulm bërthamor sesa të lejonte Rusinë të humbiste luftën.

Dhe ndërkohë, Putin parakaloi fuqinë e tij ushtarake nëpër Moskë dhe Shën Petersburg në një provë për Ditën e Fitores.

Komento: