Britanikët alarmojnë për takimin e Smith – Trendafilova ku u tha “Burg i përjetshëm”, “rrezik nëse lirohen” për katërshen e UÇK’së

17:40 | 30 Prill 2026
britaniket-alarmojne-per-takimin-e-smith-–-trendafilova-ku-u-tha-“burg-i-perjetshem”,-“rrezik-nese-lirohen”-per-katershen-e-uck’se

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezantuar një Raport të organizatës britanike “Bar of Human Rights Committee”, sa i përket procesit gjyqësor që po ndodh në Gjykatë Speciale kundër krerëve të UÇK’së.

Qelaj në mes të shumë shqetësimeve që janë evidentuar nga britanikët, ka përmendur edhe një takim të ish-kryeprokurorit Jak Smith me një kor diplomatik, e ku ish-kryeprokurori amerikan ka kërkuar burg të përjetshëm për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin.

Avokati i Popullit ka përmendur edhe deklarimet e bëra nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, se lirimi i mundshëm i krerëve të UÇK’së përbën rrezik.

“Konstatimi nga kryetarja e Gjykatës se nëse lirohen këta persona paraqesin rrezik dhe duhet të mbahen në paraburgim ngre shqetësime serioze jo vetëm për prezumimin e pafajësisë por edhe për integritetin e procesit dhe lirimin e parakohshëm”, ka thënë Qelaj.

Qelaj ka thënë këto deklarime përbejnë shqetësime serioze për prezumimin e pafajësisë, integritetin e procesit dhe për lirimin e parakohshëm. Takimi i përmendur, sipas Avokatit të Popullit ishte mbajtur pa e njoftuar fare mbrojtjen.

Komento: