Brnabiq kritkon Brukselin për Platformën e Kosovës për Dialog

14:54 | 12 March 2019

Ana Brnabiq, Kryeministre e Serbisë ka kritikuar Brukselin për mos-reagim ndaj Platformës së Prishtinës.

Sipas saj një qëndrim i tillë nuk është korrekt, dhe ka thënë se Serbia po e pret një reagim të BE-së.

“Duhet të dëgjohet qëndrimi i akterëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha Brukselit, që është garantues i marrëveshjes dhe ndërmjetësues i dialogut”, ka thënë ajo, shkruan N1.

Ndryshe nga Brnabiq, Platformën e Prishtinës për Dialogun, presidenti i Serbisë, Vuçiq, e ka cilësuar si ‘letër që vjen prej banditëve’.

Sipas politikanëve në Serbi, një platformë e tillë është bërë për ta vështirësuar edhe më tej dialogun.

Komento: