Shqipëria ka luajtur baras në udhëtim me Kazakistanin.
Përkundër barazimit, Broja është i kënaqur me lojën e kombëtares ‘Kuqezi’.
Shqipëria luajti pa gola, në një ndeshje ku Armando Broja pati disa raste të mira shënimi.
Fati i mungoi lojtarit 19 vjeçar, por ky i fundit vlerëson se skuadra ka bërë paraqitje të mirë, përkundër rezultatit.
Më poshtë mund t’i shihni fjalët e Brojës:
“Kombëtares nuk i mungon asgjë. Luajtëm shumë mirë, patëm shumë raste, nuk kemi pasur fat. Unë pata 2-3 raste, pati edhe Seferi rast. Ishalla me Lituaninë e fitojmë ndeshjen dhe luajmë më mirë. Mundesh ta fitosh ndeshjen edhe me 1 rast në minutën e fundit. Ka edhe ndeshje që luan gjithë ndeshjes. Për mua sot kemi pasur raste, por nuk ka dalë goli. Do të punojmë para portës dhe ishalla shënojmë ndaj Lituanisë.
Isha shumë i kënaqur kur më tha trajneri që do të luaja titullar. Jam 19-vjeç dhe është një ëndërr të luash për Kombëtares. Kam qenë i foksuar vetëm te loja për të shënuar. Na kanë munguar vetëm goli. Si ekip kemi luajtur shumë mirë.
Trajneri e ka bërë formacioni. Duhet të luaj bashkë me një sulmues dhe të kombinojmë bashkë. Është vendimi i trajnerit. Manaj ka punuar shumë mirë. Patëm raste dhe kombinuam mirë bashkë”, u shpreh Broja për “Supersport”.