Brtiana në panik, shton masat e sigurisë përreth xhamive – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Brtiana në panik, shton masat e sigurisë përreth xhamive

12:05 | 15 Mars 2019

Edhe Britania shton masat e sigurisë përreth xhamive, pas sulmit zelandez.

Policia britanike ka shtuar numrin e patrullave në afërsi të xhamive në vend, si pasojë e sulmit që mori në shënjestër pakicën myslimane në Zelandë të Re.

Shefi i policisë antiterrorizëm në Britani të Madhe, Neil Basu, ka thënë se policët do t’u “qëndrojnë përkrah” komuniteteve myslimane, raporton e përditshmja britanike “Independent”, transmeton “Koha Ditore”.

“Sot do të shtojmë patrullat përreth xhamive dhe do ta rrisim angazhimin karshi komuniteteve të të gjitha besimeve, duke ofruar këshilla se si njerëzit mund të mbrohen”, ka thënë ndihmëskomisionari i policisë metropolitan. “Jemi së bashku me komunitetin tonë myslimanë dhe me të gjithë ata që janë të shokuar dhe të tmerruar nga sulmi terrorist në Zelandën e Re”.

Policia ka njoftuar po ashtu se planifikon të shtojë patrullat në dhe përreth Birminghamit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!