Portugalia ka shënuar fitore prej 2:0 ndaj Uruguait në kuadër të Kampianatit Botëror ‘Katar 2022’.
Bruno Fernandes ka thënë se golashënuesi i golit të parë të Portugalisë kundër Uruguait nuk ka rëndësi.
Në këtë ndeshje golin e parë u duk që e shënoi Cristiano Ronaldo, i cili madje e festoi golin, por goli iu dha zyrtarisht Fernandesit, shkruan Goal.
Duke folur për mediat pas ndeshjes, Fernandes tha: “Nuk ka rëndësi kush shënon. Qoftë unë apo Cristiano Ronaldo. E rëndësishme është të dalim nga grupi. Jemi kualifikuar”.