“Brutaliteti ndaj familjes Jashari ka qenë moment historik”

21:33 | 05 Mars 2024
“brutaliteti-ndaj-familjes-jashari-ka-qene-moment-historik”

Drejtoresha ekzekutive për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se brutaliteti ndaj familjes Jashari ka qenë moment historik, pasi ndërkombëtarët kishin rastin t’i shohin shumë qartë krimet e Serbisë.

Sipas Rushitit, pas këtij sulmi vëmendja ndërkombëtare u kthye kah Kosova.

“Brutaliteti ndaj kësaj familje për botën ndërkombëtare ka qenë momenti historik me e kthye vëmendjen edhe me pa qartë se si Serbia nuk kursen as fëmijët, as nënat, as të moshuarit, përfshirë edhe që kanë qenë të armatosurit si Adem Jashari dhe të tjerët në konfrontim me forcat serbe”, ka thënë Rushiti në “Debat Plus”.

“Më ka rënë shumë shpesh ta vizitoj familjen Jashari, të vizitoja pas luftës me delegacione të shumta. Edhe për mua ishte një lloj befasie se në atë familje për tej që i shihnim varret e radhitura që pasqyron një dhimbje të madhe, dëgjohet muzika në sfond. Shumë nga ndërkombëtarët na pyetnin si është e mundur, ku është ajo forcë që e gjen kjo familje. Padyshim është forca e familjes Jashari, ata të cilët kishin mbetur gjallë, që të tregonin që ne krenohemi me krejt sakrificën që ka bërë kjo familje”, ka shtuar Rushiti.

Komento: