Bsenik Bislimi i bindur: Vetëvendosje do të dal e para edhe në Malishevë

19:08 | 05 Shkurt 2021

Besnik Bislimi, nënkryetar i VV, ka shpërndarë një sondazh të bërë me qytetarët e Malishevës për preferencat e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit, i cili e rëndit Vetëvendosjen si të parën parti në këtë qytet.

Sipas këtij sondazhi VV prin në qytetin që është bastion i Nismës me 29.9% të votave. Ndërkaq e dyta në këtë qytet rënditet Nisma me 27.8 të votave dhe PDK e treta me 26.7%.

“Edhe Malisheva i bashkohet ndryshimit” ka thënë Bislimi.

Sipas Bislimit 45.5% e të rinjve nën moshën 24 vjeçare do ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

Komento: