BSPK: Largimi i përkohshëm nga puna i punëtorëve të Trepçës, i rrezikshëm

17:07 | 30 Tetor 2023
bspk:-largimi-i-perkohshem-nga-puna-i-punetoreve-te-trepces,-i-rrezikshem

Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Vendimin, të cilin e siguroi Front Online, u është komunikuar përmes telefonit pak  më parë.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës duke thënë se dënojnë këtë vendim.

BSPK thotë se vendimi i sotëm, 30 tetor 2023, i Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrahmani, i cili është marrë për largimin e përkohshëm nga puna të sindikalistëve Ibrahim Januzi, Fevzi Ademi, Destan Kerleshi, Gani Osmani dhe Esat Meha, punëtorë të Shoqërisë Aksionare Trepça është i papranueshëm

Sipas BSPK-së të largosh nga puna veprimtarët sindikalistë vetëm e vetëm se janë pranë mjnatorëve në kërkesat e tyre të drejta është më shumë se tejet ndjellakeq.

“Çdo kush që merr këso lloj vendimi të padrejtë dhe të pabazuar e të pambështetur ligjësisht bën shkelje të rëndë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

Reagimi i plotë:

 

Komento: