Është vendosur data në të cilën do të rikthehet Bundesliga.
Drejtuesit e ligës gjermane kanë vendosur për vazhdimin e sezonit që nga 9 maji, pas pezullimit shkaku i covid-19.
Ndeshjet pritet të luhen me dyer të mbyllura e ku do të mund të jenë të pranishëm në stadium vetëm 322 persona.
Mirëpo vendimin përfundimtar për këtë qështje pritet ta jap qeveria gjermane dhe autoritetet shëndetësore.
Shumica e skuadrave kanë edhe 9 ndeshje për t’i luajtur dhe qëllimi i tyre është që t’i përfundojnë gjatë majit dhe qershori