Gianluigi Buffon duket se nuk e ka ndërmend që të pensionohet.
Gianluigi Buffon nuk do t’i varë këpucët në gozhdë edhe nëse Paris Saint-Germainit nuk ia vazhdon kontratën, pasi ai synon të luajë akoma.
Synimi i italianit është të luajë me një klub që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.
Portieri italian i mbushi 41 vjet në janar dhe ka mahnitur në sezonin e tij debutues në Ligë 1 me PSG-në.
Pasi trajneri Thomas Tuchel shprehu zemërimin me pasigurinë e shkaktuar nga dy portierë që janë zgjidhja e parë, Buffon dhe Alphonse Areola, nisen thashethemet se Buffon do të lihet të largohet në fund të këtij sezoni.
Sipas La Gazzetta dello Sport, përfaqësuesi italian nuk e ka ndërmend të heqë dorë akoma.
Raportohet se ai është duke i konsideruar disa oferta nga klubet që janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.