Buffon po rikthehet në Juventus? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Buffon po rikthehet në Juventus?

23:55 | 25 Qershor 2019

Gianluigi Buffon ka vendosur të rikthehet në ekipin ku luajti për 17 vite.

Ai është në negociata të avancuara për një kthim te Juventusi me një kontratë njëvjeçare, me një të ardhme si drejtor i klubit, raporton Sky Sport Italia.

Portieri është tashmë 41 vjeç dhe do të jetë 42 në janar të vitit 2020, por la ‘Bianconerët’ në fund të kontratës së tij në korrik 2018.

Edhe pse Paris Saint-Germain i ofroi atij një zgjatje të kontratës njëvjeçare, ai vendosi të mos qëndronte në Ligue 1, përcjell lajmi.

Sipas ekspertit të transferimeve Gianluca Di Marzio, Buffon është në bisedime të rregullta dhe të avancuara për një kthim të befasishëm te Juventus.

Italiani do të pranonte edhe rolin e portierit të dytë pas Ëojciech Szczesny, pasi Mattia Perin do të largohet nga Juve.

Kontrata parashikon që Buffon pas përfundimit të sezonit do të jetë në rolin e drejtorit ose pjesë e stafit stërvitor të Maurizio Sarrit në vitin 2020.

SuperGigi kaloi 17 vjet te Juventus, duke luajtur 656 ndeshje në të gjitha garat.

Ai kishte qenë i lidhur me një numër klubesh të mundshme këtë verë, duke përfshirë Parma, Brescia, Atalanta, FC Porto dhe madje Leeds United.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!