Buffon sonte mund të barazojë rekordin e Mancinit.
Veterani i Juventusit, i cili pritet sot të luajë që nga minuta e parë si titullar në finalen e Kupës së Italisë me Napolin ka mundësinë e mirë të barazojë rekordin e vendosur nga trajneri i Italisë Roberto Mancini si lojtari me më shumë Kupa të Italisë së fituar (6).
Buffon ka fituar në karrierë 5 tituj të tillë dhe nëse sot ia del bashkë me skuadrën të mposhtë Napolin, atëherë do të ndajë vendin e parë me “Mançon”.
Roberto Mancini fitoi gjatë karrierës 4 herë Kupën e Italisë me Sampdorian dhe 2 herë me Lazion.