Buffon tregon arsyen pse nuk kaloi tek PSG – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Buffon tregon arsyen pse nuk kaloi tek PSG

20:21 | 31 Dhjetor 2018

Gjatë vitit që po e lëjmë pas, Buffon u largua nga Juvenusi.

Gardiani italian u largua nga Serie A, për t’iu bashkuar kampionëve të Ligue 1, Paris Saint Germain.

Buffon në një intervistë të tijën ka insistuar se këtë kalim ai nuk e bëri për hir të parave.

“Së pari, unë nuk ndikohem nga ato çfarë thonë të tjerët. Unë kurrë nuk do të bëja diçka vetëm për paratë. Nëse do ta bëja atë, do ta bëja shumë kohë më parë” ka thënë italiani, transmeton lajmi.net.

“Paratë janë me rëndësi – Janë diçka që të sigurojnë jetesë më të mirë, por nuk e bëra për këtë” ka thënë ndër të tjerash ish portieri i Juventus.

Buffon tutje ka thënë se po i ndihmon edhe portierët e rinj të PSG që të përmirësohen më shumë.

Komento: