Buja për periudhën prill-maj të ’98-ës: Detyra e parë ka qenë sigurimi i armëve për ushtarët

18:08 | 04 November 2024
buja-per-periudhen-prill-maj-te-’98-es:-detyra-e-pare-ka-qene-sigurimi-i-armeve-per-ushtaret

Ish-komadanti i UÇK-së, Shukri Buja në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale është pyetur për aktivitetin në periudhën e prillit dhe majit të vitit 1998.

Ai është shprehur se në atë periudhë, detyra e parë e tij ka qenë sigurimi i armëve për ushtarët dhe është angazhuar në këtë drejtim.

”Detyra e parë ka qenë me siguru armë për ushtarët dhe normalisht që jam angazhuar për të siguruar armët qoftë brenda kush ka pasur armë dhe i ka sjellur, qoftë përmes Maqedonisë apo Shqipërisë”.

”“S’ke mundur ta bësh ushtarin pa e pasur armën për ta armatosur, ose është dashur ushtari të vije i uniformuar dhe i armatosur, që ka qenë e vështirë me mjete të veta”, është shprehur ai.

Buja shtoi se pas një kohe ka kuptuar që një pjesë të madhe të armatimi e kishin siguruar njerëzit ende pa u kyçur në UÇK.

”Në prill-maj të 98-ës unë kam pasur kontaktin e parë me Agim Bajramin, kontaktin fizik dhe aty jam njoftuar se një pjesë bukur të madhe të armatimin e kanë siguruar njerëzit ende ka u kyçur në UÇK nga Maqedonia dhe atëherë kam kërkuar që ta rregullojmë çështjen e armatimit, që të barten ato armë për njësitet të cilat do të organizohen në Lipjan e Shtime”.

”Por, nëse s’gaboj në maj vetëm kanë nisur luftimet në Grykën e Llapushnikut dhe unë jam angazhuar që t’i përcjell ato armë për  Grykën e Llapushnikut”, është shprehur tutje ai.

Komento: