Bujar Bukoshi: Kurti Kryeministër duhet “ta vrasë” Kurtin opozitar, është armiku më i madh i tij

20:11 | 30 October 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi tha se armiku më i madh i kryeministrit Albin Kurti është vet ish-Albin Kurti para fitore.

Bukoshi në një intervistë për gazetarin Mero Baze tha se Albin Kurti kryeministër duhe ta ‘vrasë’ Albin Kurtin opozitar, e që sipas tij, vetëm pastaj duhet të mendojë t’i mund kundërshtarët e tjerë.

“Kurti nuk e ka betejën me shqiptarët. E ka me Serbinë dhe punën herkuliane ta bindë Bashkësinë ndërkombëtare. Shqiptarët ia kanë dhënë atij një mandat ta përmbyllë këtë punë. Ai nuk mund të abuzoj me faktin që nuk ka kundërshtarë të fortë. Armiku më i madh i tij tani është vet ish Albin Kurti i para fitores. Ai që nuk njihte Republikën, pavarësinë, dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës.

Tani ky Albin Kurti kryeministër duhet “të vrasë” së pari Albin Kurtin opozitar e pastaj të mendojë si t’i mundë kundërshtarët e tjerë. Dhe nuk është aq e lehtë të vrasësh vetveten. Dhe ajo do një farë burrërie”, tha Bukoshi.

Komento: