Bujar Osmani: Deklarata e Kurtit tejkaloi kufijtë partiakë, ndodhi në një kohë jashtëzakonisht të rrezikshme

22:38 | 19 November 2024
bujar-osmani:-deklarata-e-kurtit-tejkaloi-kufijte-partiake,-ndodhi-ne-nje-kohe-jashtezakonisht-te-rrezikshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për çështjen e gjuhës shqipe që “rrezikohet” në këtë shtet. Lidhur me këtë çështje foli, ish-ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë Veriore, Bujar Osmani, i cili tha se “kjo deklaratë erdhi si inkurajim për çmontuesit e Marrëveshjes së Ohrit, inkurajim për ata që e nxisin Gjykatën Kushtetuese të marrë vendim për anulimin e Ligjit për Gjuhë”.

Sipas Osmanit, deklarata e Kurtit ka tejkaluar kufijtë partiakë dhe ka ndodhur në një kohë jashtëzakonisht të rrezikshme.

“Z.Kurti ka bërë një fushatë kundër BDI-së, Ali Ahmetit UÇK-së, Maqedonisë së Veriut me vite të tëra. Asnjëherë ne nuk jemi përgjigjë, për shkak se kemi vlerësuar se pozita e kryeministrit të Kosovës është shumë e rëndësishme, për ne Kosova është më e rëndësishme se BDI, mirëpo kjo deklaratë i tejkaloi kufijtë partiakë dhe ndodhi në një moment jashtëzakonisht të rrezikshëm. Ne pothuaj me javë të tëra po alarmojmë ndërkombëtarët me letra, kemi dërguar edhe z.Kurtit letër, Edi Ramës e gjithë shqiptarëve nëpër botë se po përgatitet rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit”, tha Osmani në Pressing.

“Filloi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me 17 tetor e cila ndaloi identifikimin etnik të qytetarëve nga ana e institucionit. Rrënoi parimin e respektimit të legjitimitetit me formimin e qeverisë pa legjitimitet dhe ajo që po përgatitet në Gjykatën Kushtetuese me 10 nene është gozhda e fundit në arkivolin e Marrëveshjes së Ohrit, është situatë serioze”, u shpreh Osmani.

Komento: