Bukuritë natyrore të Kosovës promovohen nga ambasadori Kosnett

12:30 | 28 July 2019

Ambasadori Kosnett promovon bukuritë natyrore të Kosovës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett është duke u magjepsur me bukurit natyrore të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett ka postuar një fotografi të ekipit të ambasadës gjatë një ekspedite në Leqinat në Grykën e Rugovës në Pejë.

Kësaj foto Kosnett i ka mbështetur edhe një mbishkrim ku ka thënë se është një vend i mrekullueshëm për ecje.

“Ekipi i Ambasadës është jashtë duke eksploruar Kosovën. Shikoni këtë fotografi nga një udhëtim i fundit në Leqinat, mbi Grykën e Rugovës, një vend i mrekullueshëm për ecje! # Peja # BeautifulKosovo”, ka shkruar Kosonett.

Komento: