Përkundër se në stadiumin në Sofje numri i tifozëve nuk është i madh, loja mes Kosovës dhe Bullgarisë nuk ka kaluar pa incidente.
Siç merr vesh Indeksonline, një zyrtar i Federatës së Futbollit të Bullgarisë ka gjuajtur me shishe, ku edhe ka lagur disa tifozë shqiptarë tek zona VIP.
E gjithë kjo ndodhi në momentin kur një lojtar humbi një rast për Bullgarinë.