Bullgari – Kosovë, shënohet edhe goli i tretë në ndeshje

22:03 | 10 Qershor 2019

Bullgaria ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kosovës.

Vendasit, ani pse ishin fillimisht në disavantazh, kanë arritur me mjaft qetësi të rikthejnë rezultatin në favorin e vetë duke shënuar për 2-1.

Pasi goli i parë erdhi nga një gabim në fazën defanzive, bullgarët kësaj radhe kanë shënuar nga goditja standarde.

Një krosim i bukur brenda zonës bëri që Kristian Dimitrov (55’) me kokë të shënonte për 2-1.

Menjëherë pas pësimit të golit, kamerat kapën selektorin Bernard Challandes, i cili pritet të reagojë me disa zëvendësime.

Komento: