Bulliqi inspekton punimet në urën në Lluzhan: Po kujdesemi që projektet të zbatohen në cilësinë e duhur

11:47 | 29 Gusht 2023
bulliqi-inspekton-punimet-ne-uren-ne-lluzhan:-po-kujdesemi-qe-projektet-te-zbatohen-ne-cilesine-e-duhur

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka inspektuar sot punimet në ndërtimin e urës dhe rregullimin e mureve mbrojtëse në Lluzhan.

Ai tha se po kujdesen që projektet të zbatohen me cilësinë e duhur dhe sipas planit dinamik.

“Nga afër kam përcjellur sot punimet që po zhvillohen në Lluzhan në ndërtimin e urës dhe rregullimin e mureve mbrojtëse me gabionë.  Jemi në fazën e zbatimit të shumë projekteve gjatë kësaj kohe, por edhe po kujdesemi që të gjitha projektet të zbatohen me cilësinë e duhur dhe sipas planit dinamik”, ka shrkuar Bulliqi në një postim në “Facebook”.

Komento: