Bulliqi: Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e vëllezërve Bujar e Hajdar Matarova në aksident, ngushëllime familjes

17:37 | 17 Gusht 2026

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ngushëlluar familjen Matarova për vdekjen e dy vëllezërve pas një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova. Në këto momente të rënda u shprehi ngushëllime familjes Matarova, miqve dhe të afërmve. U prehshin në paqe dhe qofshin të parajsës!”, shkroi Bulliqi në një postim në Facebook.

Sipas raportit të Policisë, dyshohet se drejtuesi i një veture me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një shtetas kosovar.

Komento: