Bulliqi ndan mjete financiare për dy vajzat e mitura që u ther*ën në Ferizaj

10:38 | 13 November 2024
bulliqi-ndan-mjete-financiare-per-dy-vajzat-e-mitura-qe-u-ther*en-ne-ferizaj

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë për dy vajzat, që u therën të hënën në Ferizaj.

Ai nuk tregoi se sa para do të ndahen për dy të miturat që vijnë nga kjo komunë.

Bulliqi bëri të ditur se ai sot i vizitoj ato në QKUK, ku pa nga afër gjendjen e tyre shëndetësore.

“Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë! Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, tha Bulliqi.

Të hënën në Ferizaj një burrë theri me thikë katër persona, ngjarje që tronditi të gjithë.

Fillimisht policia arrestoi gabimisht 59-vjeçarin Ekrem Sadikun, kurse më pas ai u lirua pas sqarimit të rastit.

Në orët e para të së martes, në polici u vetëdorëzua Fadil Islami, i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër të rëndë.

Islami ishte dënuar me 15 vjet burgim për vrasjen e gruas së tij.

Ai ishte liruar nga burgu para disa javësh.

 

Komento: