Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle.
Ai tha se i ndjeri ka dhënë një kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, duke lënë pas vetës një trashëgimi të pasur.
“Hilmiun do ta kujtojmë gjithmonë me respekt për punën dhe përkushtimin e tij në edukimin e shumë brezave”, shkroi Bulliqi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!”, shtoi ai.