Këta janë drejtorët e rinj në Komunën e Podujevës, Bulliqi jep emrat.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me anë të një konference për media ka prezantuar sot drejtorët e Drejtorive në Komunën e Podujevës.
Teksa ka njoftuar për drejtorët e rinj, ai ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të ketë transparencë e llogaridhënie.
Por kush janë drejtorët e rinj?
Marigona Lahu – nënkryetare e komunës
Bahri Selimi – drejtor i Drejtorisë së Administratës
Fatlum Osmani – drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave
Avni Fetahu – drejtor i Drejtorisë së Arsimit
Egzona Mustafa drejtoreshë e Shëndetësisë
Havzi Jetullahu – drejtor i Drejtorisë së Shëbimeve Publike
Pajtim Balaj – drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik
Ajet Potera – drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit
Elheme Kutllovci – drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Bujar Hasani – drejtor i Drejtorisë së Urbanizimit.