Bulliqi reagon pas arrestimit të dy qytetarëve nga Serbia

21:14 | 13 Dhjetor 2020

Serbët arrestuan dy qytetarë nga Podujeva.

Dy kosovarët, Berat Maqastena dhe Berat Maxhuni janë arrestuar mbrëmë nga policia serbe.

as arrestimit të tij ka reaguar edhe Kryetari i Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi tha se arrestimi i dy qytetarëve të kësaj komune nga policia serbe, është veprim i papranueshëm.

Ai theksoi se të njëjtit janë arrestuar në rrethana të pasqaruara derisa kishin dal të ecnin brenda territorit të Podujevës, përgjatë brezit kufitar.

“Arrestimi nga policia serbe i dy qytetarëve të komunës sonë gjatë ditës së shtunë, njëri prej tyre këshilltar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, është një veprim i papranueshëm.Ata janë arrestuar në rrethana të pasqaruara derisa kishin dalë të ecnin brenda territorit të komunës sonë, përgjatë brezit kufitar”, tha Bulliqi.

I pari Podujevës shtoi se nuk kanë asnjë informatë shtesë nga Serbia, as nga institucionet kompentente të sigurisë së Kosovës.

“Duke dënuar aktin kërkoj nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar”, shtoi ai

Komento: