Bundesgliga nuk do të rifillojë deri me këtë datë

18:19 | 01 May 2020

Po rrezikohet seriozisht kampionati i futbollit në Gjermani.

Bundesliga nuk do të rifillojë së paku deri më 16, pasi data për vendimin e paraparë për mbledhjen e kaluar ishte shtyrë përsëri.

Masat e caktuara nga qeveria kanë bërë që të mos ketë një vendim për rifillimin e ndeshjeve më 9 maj. Por, sipas raportimeve të fundit, kjo mund të shtyhet edhe më shumë, ose të anulohet krejtësisht.

Në Gjermani, për të pestën ditë radhazi, raportohet për rritje të numrit të të infektuarëve me Covid-19, dhe thuhet se autoritetet po e shohin me pesimizëm vendimin për zbehje të masave.

Kështu, kancelarja Angela Merkel pritet të vendos përsëri për masa më të rrepta, për të parandaluar këtë trend negativ.

Masat do të rishikohen gjatë javës së ardhshme. Ato masa mund do të ndikojnë edhe për rifillimin e Bundesligës.

Kujtojmë se pikërisht Qeveria luajti rol kyç për anulimin e sezoneve në Ligue 1 të Francës dhe Eredevisie të Holandës.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Bundesligës dhe niveleve të tjera në futbollin dhe sportin gjerman.

Komento: