Bundesliga mund të mos rifillojë më 9 maj, kjo do të jetë dita vendimtare

21:10 | 28 April 2020

Bundesliga mund të mos rifillojë më 9 maj.

Rikthimi i Bundesligës më 9 maj duket i pasigurt.

Skuadrat e Bundesligës janë rikthyer në stërvitje prej ditësh, me shpresën që shumë shpejtë do të rifillojë sezoni, duke pritur që kancelaria Angela Merkel të jep dritën e gjelbër për këtë veprim.

9 maji ka qenë si një datë e mundshme për rikthimin e Bundesligës, por kjo shpresë mund të prishet, me rastet e koronavirusit që kanë shënuar rritje në Gjermani.

Mediet e huaja raportojnë se një bllokim i dytë duket i pashmangshëm në Gjermani, përcjell lajmi.net.

Zyrtarët qeveritarë do të takohen ditën e enjte për të vendosur për hapat e ardhshëm në luftën kundër koronavirusit, me klubet që mbajnë frymën e tyre me shpresën për të marrë bekimin për të rifilluar sezonin.

Komento: