Bundestagu vazhdon edhe për një vit misionin e ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bundestagu vazhdon edhe për një vit misionin e ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë

15:01 | 08 Korrik 2022

Bundestagu gjerman ka vendosur për vazhdimin e mandatit të ushtarëve gjermanë në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Në njoftimin e publikuar në uebfaqen zyrtare thuhet se Bundestagu miratoi vazhdimin e pjesëmarrjes së Bundeswehr-it në praninë ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (KFOR) të udhëhequr nga NATO.

Vendimi u mor me 526 vota pro dhe 99 kundër.

Si arsye përmendet tensionet në veri të vendit si dhe marrëdhëniet e tensionuara Kosovë-Serbi.

“Qeveria federale shkruan se situata e sigurisë është ende kryesisht e qetë dhe stabile. Megjithatë, ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim, veçanërisht në veri të vendit, dhe ende ka marrëdhënie të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë. Duke parë veriun e vendit, situata e brendshme politike në Kosovë është ende e brishtë. Në sfondin e luftës ruse të agresionit në Ukrainë, shqetësimet për përpjekjet ruse për destabilizimin po rriten”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Bundestagu e zgjat mandatin e Bundeswehrit për praninë në Kosovë çdo një vjet.

Komento: