Bunjaku LDK: Veç le të jep dorëheqje kryeministri, ne jemi në rregull

20:03 | 24 Maj 2024
bunjaku-ldk:-vec-le-te-jep-doreheqje-kryeministri,-ne-jemi-ne-rregull


Valentina Bunjaku nga LDK thotë për Front Online se dështimi i seancës së sotme për qeverisjen “Kurti” dhe më pas votimin e një rezolute ku kërkohej shkarkimi i Kurtit ose dorëheqja e tij, është thjesht shtyerje që do të vendoset në rend dite javën që vjen.

Bunjaku thotë se Kurti duhet të dorëhiqet. “Veç le të jep dorëheqje kryeministri, ne jemi në rregull”, tha ajo.

“Prej fillimit të kësaj legjislature, seanca asnjëherë nuk ka filluar në kohën e thirrur, gjithmonë janë pritur deputetët. Por mazhorancës i konvenoi kjo dhe e bëri, por s’ka problem sepse vjen java tjetër dhe prap është kjo pikë në rend dite kështu që mirëupafshim. Kjo seancë shtyhet për ndonjë ditë tjetër dhe nuk ka asnjë problem sepse nuk është hera e parë që seanca nisë me vonesë, ka pasur rast kur me një orë e gjysmë kanë filluar seancat dhe ka pasur tema shumë më të rëndësishme 
që i ka sjellur edhe qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Bunjaku.

Bunjaku thotë poashtu se nuk frikësohen prej debatit dhe se janë të gatshëm si LDK për zgjedhje.

“Vonesa e deputetëve është vetëm një lojë e qeverisë dhe janë pretekst për ta shtyer seancën, kështuqë përtej asaj ne nuk frikësohemi prej debatit dhe as nuk do të frikësohemi,  jemi të konsoliduar jemi të gatshëm për zgjedhje”, tha tutje ajo.

Komento: