Bunjaku nga Lëvizja FOL: Kurti është i detyruar ta paguaj gjobën dhe të paraqitet në Prokurori

19:38 | 02 April 2025
bunjaku-nga-levizja-fol:-kurti-eshte-i-detyruar-ta-paguaj-gjoben-dhe-te-paraqitet-ne-prokurori


Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me gjobën që i është shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me refuzimin e paraqitjes në Prokurori.

Bunjaku ka deklaruar se pas gjobës, Kurti e ka të detyruar ta paguaj atë dhe të paraqitet për dëshmi.

Sipas Bunjakut, nëse sërish refuzon të paraqitet Kurti në Prokurori, do të pasojë gjoba e dytë.

“Sipas Ligjit gjoba është në rregull, mirëpo tashmë Z.Kurti e ka mundësinë që ta paguajë domosdoshmërish dhe të paraqitet për dëshmi. Ne rast se nuk paraqitet ekziston mundësia që të gjobitet edhe një herë”, shprehet ajo.

Komento:
loading