Bunjaku: Nuk i besoj sondazheve, Kurti është një mashtrues tipik

19:10 | 09 Korrik 2024
bunjaku:-nuk-i-besoj-sondazheve,-kurti-eshte-nje-mashtrues-tipik

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, nuk i beson sondazheve që Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë në zgjedhje.

Kështu u shpreh ajo, duke shtuar që “nuk i besojmë sondazheve absolutisht. Ne si LDK jemi duke e bërë punën tonë në terren, jemi të konsoliduar më shumë se kurrë si LDK dhe garojmë për vendin e parë”.

Ajo tutje e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si mashtrues tipik që i mashtron qytetarët e Republikës së Kosovës,ndërsa për presidenten Vjosa Osmani ajo vlerësoi se ka përfituar prej Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që ta gëzojë sot pozitën e presidentes.

“Tani ajo do të duhej ta respektojë kushtetutën dhe të bëjë një shkëputje nga Kurti sepse ai është thjesht një mashtrues i qytetarëve dhe kjo nuk i bën nder nëse është bashkë me të”, u shpreh Bunjaku-Rexhepi.

Komento: