Bunjaku-Rexhepi e LDK-së: Kjo Qeveri e ka rritur luksin

09:33 | 08 Prill 2024
bunjaku-rexhepi-e-ldk-se:-kjo-qeveri-e-ka-rritur-luksin


Shpenzime enorme i ka cilësuar udhëtimet zyrtare për tre vite qeverisje, anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

“Qeveria Kurti për 3 vite qeverisje ka shpenzime enorme për udhëtime zyrtare”, u shpreh deputetja e LDK-së.

Qeveritë e kaluara i kanë ofenduar për shpenzimet e panevojshme, tani Qeveria Kurti i ka dyfishuar vetë, thotë deputetja.

Ajo vlerëson se pushteti aktual po krekosët për vete e qytetarin po e varfëron.

“Kurti dhe VV në opozitë kanë kritikuar e ofenduar qeveritë e kaluara edhe për shpenzimet e nevojshme më parë, por tani i kanë dyfishuar vetë dhe kanë rritur luksin dhe as nuk merakosen. Është qeveria Kurti që ka keqpërdorur madje edhe me rezervat shtetërore si me miell e vaj. Populli po varfërohet çdo ditë më shumë e qeveria po krekoset me luksin e tepruar e të pa limituar”, theksoi ajo për Front Online.

Komento: