I ashtuquajturi mjeku popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, sot do të intervistohet nga prokuroria.
I njëjti po akuzohet për veprat penale të mashtrimit dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore
Vepër tjetër penale me të cilën po ngarkohet “Burdushi” është edhe shmangia nga tatimi.
E i njëjti disa ditë më parë kishte hyrë në një grevë urie, të cilës siç duket ka vendosur t’i japë fund sot.
Avokati i tij, Asdren Hoxha, ka thënë për lajmi.net se Peqani do të intervistohet sot nga prokurori, dhe se në gjendjen në të cilën ka qenë, nuk mund ta bëj një gjë të tillë.
“Ai sot do të intervistohet nga prokurori. Nëse e ka ndërprerë grevën nuk e di, mirëpo ai në atë gjendje nuk mund të intervistohet, që i bie se ai mund ta ketë ndërprerë”, ka thënë Hoxha.
Intervistimi i tij pritet të bëhet në orën 14:30.