burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inicohet rast ndaj tre zyrtarëve korrektues

09:00 | 28 Shkurt 2026
burgosuri-u-arratis-dje-gjate-trajtimit-ne-onkologji,-inicohet-rast-ndaj-tre-zyrtareve-korrektues

Shërbimi Korrektues njoftoi dje se një pacient i hospitalizuar në Repartin e Onkologjisë në QKUK është arratisur.

Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për mundësinë e arratisjes së personit të privuar nga liria ndaj tre zyrtarëve korrektues.

“Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa procedurat lidhur me rastin vazhdojnë sipas procedurës së rregullt”, thotë PK.

Komento: