Edhe burgu është goditur nga Tërmeti.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e rreth 150 të dënuarve nga burgu i Shënkollit në Lezhë në atë të Reçit në Malësinë e Madhe.
Shkak për këtë vendim është bërë dëmtimi i godinës nr.2 në burgun e Shënkollit për shkak të lëkundjeve të forta sizmike që ndodhën në orët e para të mëngjesit të së martës.
Transferimi i të dënuarve të Lezhës drejt IEVP-së së Reçit po zhvillohet me masa të forta sigurie dhe po shoqërohet nga një numër i madh efektivësh.